Nexhmedin Spahiu: Ja kush e ndau Mitrovicën

Aktuale

Nexhmedin Spahiu: Ja kush e ndau Mitrovicën

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 08:42
Nexhmedin Spahiu

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka kujtuar kohën kur ishte kthyer pas luftës në vendlindjen e tij, Mitrovicë, pas një mungese 10-vjeçare, duke thënë se e kishte parë që populli ishte tjetërsuar krejtësisht nga vuajtja dhe diskriminimi.

“Pothuajse nuk e njihja popullin tim. Ka qenë edhe konflikti shumë i thellë mes shoqërisë shqiptare, mes krahut të luftës dhe LDK-së, dhe pothuajse në prag të një lufte civile”.

Ai po ashtu tregoi se si kishte ardhur deri te ndarja e Mitrovicës në vitin 1999.

“Forcat serbe kanë përdorur një taktikë kur kane shkuar me i djegë shtëpitë (70 % e shtëpive ishin djegur). Është menduar që nuk do kthehen shqiptaret më aty dhe e kanë menduar një plan urban krejt të ri. Në këtë overtyrë së pari ka qenë procedura që të largohen njerëzit prej shtëpive dhe serbët kanë marr gjërat e vlefshme, pastaj i kanë sjellë romët, të cilët i kane marr gjërat si lavatriçet, frigoriferët, etj.”

Spahiu vlerësoi se ishte KFOR-i francez ai qe u doli në ndihmë serbëve për planin e tyre.

“Mund të mos ketë qenë urdhër presidencial francez, por duhet ta kuptojmë që Franca ka qenë aleate historike e Serbisë në dy luftëra botërore, dhe ka memorie kolektive e forca që pavarësisht mendimit ndryshe që mund ta ketë pasur kryeministri ose presidenti i tyre, francezët kanë dashur t’i bëjnë favor Serbisë”.

“Duhet të bëhen studime për të parë se në çfarë niveli ka ardhur kjo vendimmarrje që duket ashiqare se është bërë me qëllim të rezervimit të pjesës veriore dhe në këtë mënyrë që qysh ka ngel pastaj”.

“Por tani ka më tepër se 10 vjet që KFOR-i francez nuk është më në Kosovë, dhe kjo çështje ka mundur të përmirësohet më vonë. dhe pastaj vijmë te faji i forcave të brendshme që mbartin përgjegjësinë për një situatë çfarë është sot”.

“Pa bombardimin e Beogradit nuk e imagjinoj dot çlirimin e Kosovës, në asnjë variant, dhe Beogradin ka pasur mundësi ta bombardojë veç NATO. Shqipëria s’e ka ngritur asnjë aeroplan për ta bombarduar Beogradin”.

“Derisa NATO nuk ka bombarduar RTS-në e nuk ia ka ndalur rrymën krejt Serbisë me ato bombat grafite, atëherë ata janë dorëzuar”, deklaroi Spahiu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat