Edhe sot lajm i mirë, asnjë vdekje nga Covid-19, shërohen 14 qytetarë, kaq u infektuan brenda 24 orëve

Aktuale

Edhe sot lajm i mirë, asnjë vdekje nga Covid-19, shërohen 14 qytetarë, kaq u infektuan brenda 24 orëve

Nga: N.Sh. Më: 18 qershor 2021 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Edhe sot ka ndodhur një lajm i mirë, pasi që, nga pandemia me Covid-19 nuk kemi asnjë të vdekur në 20 orët e fundit.

Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, e cila ka publikuar të dhënat e fundit.

Sips njoftimit, gjatë kësaj kohe janë infektuar vetem 9 qytetarë, dërisa 14 janë shëruar.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

18 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.341 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 16.821 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.694 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 179.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat