E mposht COVID-in Shefqet Krasniqi

Aktuale

E mposht COVID-in Shefqet Krasniqi

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 10:35
Shefqet Krasniqi

Hoxhë Shefqet Krasniqi ka mundur betejën me koronavirus.

Pas disa ditëve i shtrirë në Klinikën Infektive ai është liruar.

U.d i drejtorit të kësaj klinike, Arben Vishaj, ka treguar se Krasniqi është liruar nga klinika javën e kaluar. Ai shtoi se në ditën kur është liruar gjendja e tij ka qenë shumë e mirë.

“Nuk është në klinikë, është liruar javën e kaluar dhe gjendjen e ka pasë shumë  të mirë”, deklaroi ai.

Ndryshe si pasojë e problemeve shëndetësore Shefqet Krasniqi ka njoftuar se nuk do të mbajë ligjëratën e përjavshme të tefsirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat