Diskutohet ndikimi i rajonit dhe BE-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Diskutohet ndikimi i rajonit dhe BE-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 06:12
Arkiv

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë dhe Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë Organizojnë konferencën përmbyllëse të projektit rajonal “Barometrii i Sigurisë i Ballkanit Perëndimor”.

Përmes këtij projekti, QKSS ka matur opinionin publik të qytetarëve të  Kosovës dhe Serbisë për çështje të ndryshme që lidhen me sigurinë dhe procese të tjera relevante.

Kjo konferencë do të përqendrohet në rezultatet e projektit në lidhje me integrimin e dy vendeve në BE, bashkëpunimin rajonal, ndikimin e vendeve të rajonit dhe BE-së në Kosovë dhe Serbi dhe procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes dy paneleve të ndara me përfaqësues të shoqërisë civile, do të diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi dhe ndikimin e këtij procesi në të dy vendet, rrugën e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së dhe bashkëpunimin rajonal.

Konferenca do të zhvillohet sot ku diskutimet në panel do të bëhen fizikisht me një audiencë të kufizuar në “Hotel Sirius”, Prishtinë.

Për shkak të kufizimeve në pjesëmarrjen fizike, konferenca gjithashtu do të transmetohet drejtpërdrejtë përmes Zoom dhe faqes zyrtare të QKSS në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat