Dalin emrat / Garë e nxehtë në LDK-në e Istogut, ja katër kandidatët

Aktuale

Dalin emrat / Garë e nxehtë në LDK-në e Istogut, ja katër kandidatët

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 11:34
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë publik kandidatët për disa nga komunat e Kosovës. Por, dilemë e madhe vazhdon të jetë kandidati në komunën e Istogut.

Janë disa kandidatë që po synojnë garën për zgjedhjet lokale. Dy ish-deputetët, Ilir Ferati e Shkëmb Manaj kanë qenë favorit për garën e Istogut.

Por, rënia me vota në zgjedhjet e fundit ka shtuar dilemën e kryesisë qëndrore të partisë. Së fundi, janë dy emra që po permenden për LDK-në e Istogut.

Doktori i njohur, Zenel Shatri është njëri nga kandidatët e mundshëm. Shatri njihet për autoritetin e madh në këtë komunë dhe si një asambleist me shumë vota në zgjedhjet e fundit.

Besim Mulaj është poashtu njëri nga kandidatët e mundshëm dhe që po gëzon përkrahje nga simpatizantët e LDK-së në rrjetet sociale. Mulaj poashtu ka përkrahjen e njëres nga degët më të mëdha të LDK-së në Istog, asaj të Banjës së Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat