FSSHK: Shtesa deri në fund të pandemisë ose miratimin e Ligjit për Paga

Aktuale

FSSHK: Shtesa deri në fund të pandemisë ose miratimin e Ligjit për Paga

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 10:24
Ilustrim

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë i ka shkruar një letër kryeministrit Albin Kurti, ku i është kërkuar vazhdimi i pagesës së shtesave deri në fund të pandemisë ose miratimit të Ligjit për Paga.

“I nderuar Zoti Kryeministër i keni dy rrugë o ta zbatoni këtë ligj dhe të paguan shtesat konform tij, ose ta anuloni këtë ligj dhe ta shpallni Pandemin e përfunduar në Kosovë”, thuhet në letrën e FSSHK-së drejtuar Kurtit.

Sindikalistët ia kanë kujtuar kryeministrit se sipas tyre mbi gjysma e punëtorëve shëndetësorë në Kosovë kanë qenë të infektuar me Covid-19, si dhe dhjetra prej tyre kanë ndërruar jetë.

Letra e plotë:

I nderuar Zt.Kryeministër Kurti,

Kërkojmë nga Ju bazuar në Ligjin  nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës që të ju vazhdon shtesat në pagë për punëtorët shëndetësorë deri në fund të Pandemisë apo aprovimit të Ligjit të Pagave.

Jemi të detyruar të bëjmë publike këtë kërkesë pas dhjetërave shkresave që ja kemi adresuar : Presidenitës të Republikës së Kosovës, Zyrës së Kryeministritë, Ministrave përkatës, Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Deputetëve që përfaqësojn komunitetin shëndetësor në Parlamentin e Republikës së Kosovës, por nuk kemi marrë përgjigjie.

I nderuar Zoti Kryeministër i keni dy rrugë o ta zbatoni këtë ligj dhe të paguan shtesat konform tij, ose ta anuloni këtë ligj dhe ta shpallni Pandemin e përfunduar në Kosovë.

Në fund Zoti Kryeministër po ju rikujtojmë se mbi gjysma e punëtorëve shëndetësor kanë qenë të infektuar lehtë apo rënd me Covid -19 dhe kemi dhjetëra vdekje të kolegëve tanë, andaj konsiderojmë se të paktën të merrni një vendim i cili mbron integritetin dhe dinjitetin e punëtorëve shëndetësor të cilit kanë kaluar nepër sfida të rënda për pasojat e se cilës ende nuk  dihen se cilat do të jenë dinë.

Zoti Kryeministër është koha të reflektoni.

Me respekt,

Kryesia e FSSHK-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat