Endrit Thaçi publikon pamje të papara të Thaçit dhe Veselit

Aktuale

Endrit Thaçi publikon pamje të papara të Thaçit dhe Veselit

Nga: A.M. Më: 2 korrik 2021 Në ora: 13:45
Foto arkiv- Kadri Veseli, Hashim Thaçi

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon të qëndrojë në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Së bashku më të janë edhe ish bashkëluftëtarët e tij, si Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

 Ka tetë muaj që ata po qëndrojnë në Hagë.

 Ndërkaq, përgjatë këtyre muajve familjet e tyre nuk kanë mundur t`i takojnë fizikisht, por vetëm përmes ekranit.

Afërsia e Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit është vërejtur shumë kohë më parë.

Këtë  e dëshmon edhe një fotografi e publikuar nga djali i Thaçit, Endriti.

Ai në profilin e tij Instagram, përveç fotografisë, ka shkruar në gjuhën angleze “Brothers in army”, apo në gjuhën shqipe do të thotë “Vëllezër në ushtri”.

Image
Instagram
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat