​Qalaj: PDK-ja do të kthehet aty ku e ka vendin

Aktuale

​Qalaj: PDK-ja do të kthehet aty ku e ka vendin

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 10:52
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, shpreson që me kryetarin dhe kryesinë e re PDK-ja do të rikthehet aty ku e kishte vendin më parë.

Qalaj që pas largimit nga Policia iu bashkua PDK-së, thotë se pas Konventës së sotme çdo njëri do të ketë hapësirën e duhur në këtë parti.

Qalaj: PDK-ja do të kthehet aty ku e ka vendin

“Unë shpresoj që me kryetarin e ri dhe me Kryesinë e re PDK-ja do të kthehet aty ku e ka vendin. Do të jetë prijëse e proceseve të Kosovës. Unë shpresoj që zgjedhjet e sotme do ta shpijnë PDK-në aty ku e ka vendin. Besoj që PDK do t’i japë hapësirë çdo njërit”, ka thënë Qalaj para fillimit të Konventës së jashtëzakonshme zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat