Korenica: Koha është tash të krenohemi me RTK-në të gjithë

Aktuale

Korenica: Koha është tash të krenohemi me RTK-në të gjithë

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 15:53
Visar Korenica

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, ka shkruar pas shkarkimit të anëtarëve të Bordit të RTK-së.

“Me 64 vota për asnjë kundër dhe 1 abstenim Kuvendi i Kosovës shkarkoi bordin e RTK-s. Koha që RTK-në ta kthejmë nga simbol i keqpërdorimit në ikonë mediatike të Kosovës me të cilën do të krenohemi të gjithë!”, shkruan ai.

Ndryshe, sot Kuvendi i Republikës së Kosovës, me 64 vota PËR ka shkarkuar kryetarin dhe shtatë anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Ata janë shkarkuar me votim veç e veç për secilin anëtar.

Të shkarkuarit janë: Sali Bashota/ Kryetar, Agron Gashi / Anëtar, Lirim Geci / Anëtar, Fadil Miftari / Anëtar, Ilir Bytyçi / Anëtar, Bajram Mjeku / Anëtar, Petrit Musolli / Anëtar dhe Albinot Maloku / Anëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat