Policia interviston disa punonjës të Telekomit

Aktuale

Policia interviston disa punonjës të Telekomit

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 12:55
Ilustrim

Departamenti për Hetimin e Krimeve Ekonomike këtë të premte ka ftuar disa punonjës të Telekomit.

Të njëjtit janë ftuar për intervistim lidhur me hetimet që ishin duke u bërë, për keqpërdorimet me telefona në Telekomin e Kosovës e ku deri tani janë të arrestuar dy persona.

Kujtojmë se telefonat të cilët ishin të destinuar për klientë dyshohet se u përvetësuan nga ish-shefi i marketingut në Telekom, Trim Musliu.

Në ndihmë në kryerjen e veprave penale dyshohet se u kanë dalë edhe Kushtrim Musliu, vëllai i ish-shefit të marketingut, e Denis Ceman, ish-këshilltar i ministrit Agim Veliu.

Gjykata Themelore në Prishtinë pati caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurve Trim Musliu dhe Armend Osaj për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”,”Përvetësimi në detyrë” dhe “Falsifikim të dokumentit zyrtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat