Emri/ LDK e cakton kandidate për kryetare të Deçanit një grua

Aktuale

Emri/ LDK e cakton kandidate për kryetare të Deçanit një grua

Nga: P.R Më: 9 korrik 2021 Në ora: 20:17
Hyrie Dobrunaj

Dega e LDK-së në Deçan e ka nominuar për kandidate për kryetare të Komunës Hyrie Dobrunaj.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i LDK-së, Armend Zemaj përmes një postimi në facebook.

“Të gjithë u bëmë NJË, për NJË qëllim të mirë, për NJË zhvillim të qytetit tonë të bukur, të bukurisë shqiptare që ndryshe quhet Deçan, duke zgjedhur NJË grua kandidate për kryetare të komunës. Aty ku gruaja është e para, aty është edhe e mbara. Kështu do të jetë edhe për Deçanin tonë të bukur”, ka shkruar ndër tjerash Zemaj, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Hyrie Dobrunaj, e para grua kandidate për kryetare në komunën tonë, e cila do të jetë edhe e para grua që do të udhëheq me Deçanin tonë.

Të gjithë u bëmë NJË, për NJË qëllim të mirë, për NJË zhvillim të qytetit tonë të bukur, të bukurisë shqiptare që ndryshe quhet Deçan, duke zgjedhur NJË grua kandidate për kryetare të komunës.

Aty ku gruaja është e para, aty është edhe e mbara. Kështu do të jetë edhe për Deçanin tonë të bukur.

Kandidatja jonë është nënkryetare e degës, ish-asambliste dhe profesioniste e suksesshme, bashkëshorte e devotshme dhe nënë e përkushtuar.

Ne do të qëndrojmë të bashkuar, në mbështetje të kandidates tonë, ngaqë vetëm kështu e projektojmë dhe realizojmë të ardhmen e sigurt e të mbarë të komunës sonë.

Na priftë e mbara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat