Edhe Lajçak takon kryediplomatin grek, diskutojnë për Kosovën

Aktuale

Edhe Lajçak takon kryediplomatin grek, diskutojnë për Kosovën

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 15:32
Miroslav Lajçak, Nikos Dendias

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Patën një takim në Forumin e Dubrovnikut me Përfaqësuesin Special të BE-së, Mirsolav Lajçak. Ne diskutuam për perspektivën e Ballkanit Perëndimor, si dhe për zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd”, ka shkruar Dendias në rrjetin social Twitter.

Kujtojmë se gjatë ditës, Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias është takuar edhe me  zëvendës-ndihmësin e sekretarit e shtetit Matthew Palmer.

Dendias ka shkruar se BE dhe SHBA kanë koordinim të ngushtë për perspektivën evropiane të Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat