Vlora Çitaku i reagon Donika Gërvallës

Aktuale

Vlora Çitaku i reagon Donika Gërvallës

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 17:37
Vlora Çitaku

Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar ministres së Jashtme, Donika Gërvalla për fjalën e saj sot në Forumin e Dubrovnikut lidhur me ngecjen e Kosovës drejt integrimit në BE. Gërvalla në këtë forum, siç ka raportuar Klan Kosova ka thënë se Kosova duhet t’i bëjë detyrat e shtëpisë duke luftuar krimin dhe korrupsionit dhe s’duhet ta fajsojë BE-në për gabimet e veta.

Çitaku pas kësaj deklarate ka rikujtuar faktin se BE vazhdon ta mbajë të izoluar Kosovën dhe ka shkruar se Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka konfirmuar atë që e kanë konfirmuar Komisioni dhe Parlamenti Evropian se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim vizash.

“E nderuara Ministre, para pak javësh në Prishtinë, Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë konfirmoi atë të cilën Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian po e përsërisin tani e disa vite: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Keni parasysh, qytetarët e Venezuelës, Kolumbisë e shumë të tjerë deri në Taiëan mund të udhëtojnë pa viza në BE. Askush nuk po thotë se Kosova është gati sot të jetë anëtare e BE-së, sepse ne kemi ende për të bërë në luftën kundër korrupcionit, në sundimin e ligjit dhe në përjetësimin e vlerave evropiane”, ka shkruar Çitaku.

Ja shkrimi i saj:

E nderuara Ministre,

Para pak javësh në Prishtinë, Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë konfirmoi atë të cilën Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian po e përsërisin tani e disa vite: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Keni parasysh, qytetarët e Venezuelës, Kolumbisë e shumë të tjerë deri në Taiwan mund të udhëtojnë pa viza në BE.

Askush nuk po thotë se Kosova është gati sot të jetë anëtare e BE-së, sepse ne kemi ende për të bërë në luftën kundër korrupcionit, në sundimin e ligjit dhe në përjetësimin e vlerave evropiane.

Por, ta keni të qartë, as brenda BE-së nuk ka uniformitet në zbatimin e vlerave dhe standardeve. Jo të gjitha vendet e BE-së janë në nivelin e Finlandës apo Suedisë.

Por, mbi të gjitha, ju jeni Ministre e Jashtme e Kosovës. Detyra e juaj është ta plasoni Kosovën në dritën e saj më të mirë. Jo të mos e thoni të vërtëtën, por as mos ta shtrembëroni atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat