​Ministri Sveçla premton përkrahje për zjarrfikësit

Aktuale

​Ministri Sveçla premton përkrahje për zjarrfikësit

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 17:58
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti në takim një delegacion nga Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës.

Ministri Sveçla u informua hollësisht lidhur me shqetësimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit gjatë kryerjes së detyrave të përditshme dhe përgjegjësive në shpëtimin e jetëve të qytetarëve në rrezik.

Me këtë rast, ministri Sveçla tha se e çmon lartë profesionalizmin që kanë zjarrfikësit e Republikës së Kosovës, përkundër kushteve të pavolitshme në të cilat punojnë.

Sipas një komunikate të MPB-së, ai u zotua se zjarrfikësit do të kenë mbështetjen e plotë nga Ministria e Punëve të Brendshme në zgjidhjen e statusit të tyre në mënyrë që të përmbushin me sukses detyrat dhe misionin e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat