EULEX në Kosovë ka bërë përgjime dhe shantazhe

Aktuale

EULEX në Kosovë ka bërë përgjime dhe shantazhe

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Drejtori ekzekutiv e Organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj thotë se mandate i EULEX-it në Kosovë ka qenë politikë.

“Edhe Simmons po e thotë tash që EULEX-I ka bërë shantazhe politike në lidhje me marrëveshjet në dialog. Edhe politikanët e fortë e kanë përdorë EULEX-in e për të eliminuar politikanë të caktuar nga politika”, tha ai në “Debat Plus”.

Ai thotë se EULEX- në Kosovë ka përgjuar me të madhe dhe pa respektuar procedurat ligjore.

“EULEX-i ka bërë përgjime me të madhe në Kosovë pa ndonjë procedurë. Pastaj pas përgjimeve kanë filluar hetimet. Edhe nëse e kanë bërë me procedura, ata vetë i kanë bërë procedura formale. Ata madje kanë përgjuar edhe persona që nuk guxon të përgjohen në Kosovë. Fjala është për ish-presidenten Jahjaga”.

Demhasaj thotë se përgjimi i Jahjagës është bërë për shkak të një hetimi që ekzistonte në polici.

“Meqë Jahjaga mbante vazhdimisht kontaktet me ish-kolegët e saj, ajo ka përfunduar e përgjuar”, deklaroi tutje Demhasaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat