​Kuvendi nis hartimin e ligjit për kriptovalutat

Aktuale

​Kuvendi nis hartimin e ligjit për kriptovalutat

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 15:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të kryesuar nga kryetari Ferat Shala sot ka formuar Grupin e punës për nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për kriptovaluta.

Kryesuese e këtij grupi është zgjedhur deputetja Mimoza Kusari-Lila, derisa anëtarja e këtij grupi Jeta Statofci theksoi se me anë të këtë këtij ligji synojnë ta krijojnë një bazë ligjore sa më e përshtatshme për kriptovalutat.

Statovci: Duhet të krijohet një bazë ligjore sa më e përshtatshme për kriptovalutat

"Siç e kemi të paraparë edhe në Planin e punës është edhe projektligji për kriptovalutat. Ne kemi pranuar hulumtimin, kështu që mendoj që është e udhës edhe formimi i grupit punues, i cili do të angazhohet në këtë projektligj. Propozoj që krahas edhe grupit formues, të ketë edhe angazhim të ekspertëve pasi që është fushë e re për të dhënë kontributin e tyre në krijimin e një baze ligjore sa më të përshtatshme edhe konform nevojave që identifikohen në treg", theksoi Statovci.

Ndryshe, shumë qytetarë në Kosovë kanë investuar në kriptovaluta, megjithëse nuk është e rregulluar me ligj deri tash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat