Flasin dëshmitarët, tregojnë shkakun e vrasjes në Gadime

Aktuale

Flasin dëshmitarët, tregojnë shkakun e vrasjes në Gadime

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 00:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person dyshohet se është vrarë në Gadime të Ulët të Lipjanit nga fqinji i tij, gjatë mbrëmjes së sotme.

I dyshuari për vrasjen Gj.R. dhe viktima Sh.R. të dy janë të komunitetit ashkalinj. I i dyshuari është arrestuar dhe është nisur për në Stacionin e Policisë në Lipjan.

Familjarët e të dyshuarit janë larguar nga shtëpia ku banonin për t’u dërguar tek të afërmit e tyre.

Media ka qenë në vendin e ngjarjes dhe nga dëshmitarët është thënë se deri tek mosmarrëveshja e viktimës dhe të dyshuarit është ardhur pasi fëmijët e tyre ishin përplasur.

Më herët nuk ishte raportuar se kishte mosmarrëveshje mes viktimës dhe të dyshuarit.

Në vendin e ngjarjes ishte parë edhe prokurori kujdestar, njësitet e policisë dhe ambulanca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat