Ministrja Haxhiu falënderon deputetët që e miratuan në parim projektligjin për Gjykatën Komerciale

Aktuale

Ministrja Haxhiu falënderon deputetët që e miratuan në parim projektligjin për Gjykatën Komerciale

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 19:33
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka falënderuar deputetët e Kuvendit që kanë miratuar në parim projektligjn për Gjykatën Komerciale.

Ajo e falënderoi edhe ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, që e ka arsyetuar këtë projektligj në seancën e sotme në mungesë të saj.

“Falenderoj deputetët e Kuvendit për miratimin në parim të projektligjit për Gjykatën Komerciale e po ashtu ministren Rozeta Hajdari e cila e arsyetoi procedimin e këtij projektligji përpara deputetëve të Kuvendit, për shkak të mungesës sime të përkohëshme! Ministria e Drejtësisë do të bashkëpunojë me Komisionin për Legjislacion për çfarëdo propozimi shtesë që ndihmon në zbatimin e këtij projektligji”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim projektligjin për Gjykatën Komerciale me 66 vota për, asnjë kundër dhe pesë abstenime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat