Deputetja e LDK-së, Vetëvendosjes: Krejt shkarkoni

Aktuale

Deputetja e LDK-së, Vetëvendosjes: Krejt shkarkoni

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 12:31
Hykmete Bajram

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar në Kuvend të Kosovës pas propozimit për shkarkim të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Bajrami në seancë ka përmendur edhe shumën prej 5 eurosh që qytetarët obligohen ta japin kur të regjistrojnë veturën.

“A pajtoheni ju që me i dhanë një kompanie me tre punëtor për një vit 2 milion euro, një tiketë që kushton 2 cent edhe mundet me dhanë MPB-ja, mundet me ble letrën, me ja dhanë qytetarit në momentin kur ja dorëzon librezën qytetarit. Mos përdorni standarde të dyfishta ma të mdhaja janë 2 milion se 16 mijë euro”, tha ajo.

“Ndërrimi i emrave nëpër institucione nuk ka me sjellë rezultate në mënyrë automatike. Ministria mundet me u furnizu me 30 mijë euro me krejt ato tikat, dhe në momentin e regjistrimit të veturës me ja dhanë qytetarit tiketën me i thanë e ke obligim me vendos në xham të veturës. Mos na shitni moral se u bë e tepërt”.

E njejta është kritikuar gjatë fjalimit nga deputetët se e ka ngritur zërin ku iu drejtua deputetëve.

Edhe për këtë kritikë, Bajrami ka pasur një përgjigje.

“Asnjë nuk e mbrojta krejt merrni shkarkoni, po jo duke mbajt moral. E patëm ministrin prezent këtu, edhe nuk qe në gjendje me ju përgjigj asnjë deputeti. Krejt shkarkoni, po në emër të luftës kundër korrupsionit, jeni tu bo shumë korrupsion, edhe zanin po e ngriti, e ti s’ke nevojë me më thanë që pe ngriti zanin”, tha Bajrami.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat