Ky është kandidat i AKR-së për kryetar të Prizrenit

Aktuale

Ky është kandidat i AKR-së për kryetar të Prizrenit

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 12:02
Afrim Tejeci dhe Behgjet Pacolli

Afrim Tejeci është emëruar nga AKR-ja kandidat për kryetar të Prizrenit.

Njoftimi është bërë përmes Facebook-ut nga AKR-ja.

“Në vazhdën e aktiviteteve për përgatitjen për zgjedhjet lokale që na presin, dega e Aleancës Kosova e Re Prizren(AKR), mbajti një takim punues me kryesinë e saj nën drejtimin e U.D. të Kryetarit të degës Shpend Shuki”, thuhet në njoftim të AKR-së.

“Në këtë takim njëzëri u përkrah kandidatura për kryetar të Prizrenit i Afrim Tejecit”.

Tejeci është kryetar i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtareve të Prizrenit, për Kryetar të qytetit historik të Prizrenit.

Ai ka qenë anëtar i Nismës.

“Duke u bazuar në kontributin e tij si ndërmarrës dhe veprimtarë, Afrim Tejeci është personaliteti më adekuat për poziten e të parit të qytetit historik”.

“Prizreni ka nevojë për menaxher dhe vizionar, për t’i zgjidhur problemet e grumbulluara dhe ato të përditshmet e qytetit dhe te qytetarëve”.

“Afrimi me programin e tij do të krijoj kushte për ardhjen e sa m? shumë investimeve nga jashtë, për ta ngritur Prizrenin në nivel të qyteteve të shteteve evropiane”.

“Tejeci do ta ketë mbështetjen e fuqishme të Presidentit të AKR-ës, njëherit edhe biznesmenit dhe humanistit më të njohur shqiptar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat