Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti vjen me një paralajmërim befasues: Populli i deleve sjell në pushtet qeveri të ujqve!

Aktuale

Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti vjen me një paralajmërim befasues: Populli i deleve sjell në pushtet qeveri të ujqve!

Nga: A.M Më: 24 korrik 2021 Në ora: 20:57
Shkëlzen Gashi

Punësimi i motrës së ministrit Liburn Aliu në Ministrinë e Shëndetësisë ka nxitur reagime të mëdha.

Së fundi, ka reaguar edhe ish-këshilltari i kryeministrit Kurti Shkëlzen Gashi, i cili kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë që ta shfuqizoj vendimin për punësimin e motrës së ministrit Aliu.

“I lus të gjithë aktivistët e shoqërisë civile dhe qytetarët që të reagojmë për këtë vendim e të mos heshtim sepse "populli i deleve sjellë në pushtet qeveri të ujqve"”, shkroi Gashi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ndonëse jemi në prag të zgjedhjeve lokale, anëtarë të qeverisë së kosovës po vazhdojnë të emërojnë familjarë të bashkëpartiakëve të tyre nëpër pozita të larta shtetërore. Shqetësimi im është se kjo praktikë do të intensifikohet pas zgjedhjeve lokale.

E lus ministrin e shëndetësisë që ta shfuziqojë këtë vendim. I lus të gjithë aktivistët e shoqërisë civile dhe qytetarët që të reagojmë për këtë vendim e të mos heshtim sepse "populli i deleve sjellë në pushtet qeveri të ujqve" ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat