Pas aksidentit tragjik në Kroaci, ambasada e Amerikës ngushëllon familjarët e viktimave

Aktuale

Pas aksidentit tragjik në Kroaci, ambasada e Amerikës ngushëllon familjarët e viktimave

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Ambasada amerikane në Prishtinë ka shprehur ngushëllime për familjarët që humbën të dashurit e tyre në aksidentin tragjik në Kroaci.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Twitter, ambasada amerikane u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve në këtë aksident.

“Ngushëllime për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik këtë mëngjes në Kroaci. Ne i urojmë të lënduarve shërimin sa më të shpejtë të mundshëm”, thuhet në postimin e ambasadës.

Ndryshe, mëngjesin e së dielës ka ndodhur një aksident trafiku në Kroaci ku është përfshirë një autobus nga Kosova.

Mediat kroate raportojnë për 10 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar. Ndërsa dyshimet e para janë se për një moment shoferin e autobusit e kishte zënë gjumi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat