Lirohen sot nga spitali 17 nga të lënduarit në aksident

Aktuale

Lirohen sot nga spitali 17 nga të lënduarit në aksident

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Deputetja shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj-Përlaskaj ka thënë se 17 nga të lënduarit e aksidentit fatal të së dielës në Slavonski Brod do të lirohen sot nga spitali.

Ajo ka deklaruar se qysh në mëngjes ka kontaktuar në telefon me të lënduarit për të mësuar më shumë për gjendjen e tyre.

Lekaj-Përlaskaj gjithashtu theksoi se një nga të lënduarit po trajtohet në Zagreb, kurse një tjetër në Nova Gradishkë.

Sipas saj, 15 nga udhëtarët e autobusit ndodhen në një hotel atje.

10 persona vdiqën në Kroaci gjatë aksidentit të autobusit kosovar që udhëtonte në linjën Frankfurt-Prishtinë gjatë së dielës.

Pas kësaj tragjedie, kryeministri Albin Kurti bashkë me disa ministra vizituan në Kroaci të lënduarit e aksidentit në Slavonski Brod.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat