​Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër për miratimin e rishikimit të buxhetit

Aktuale

​Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër për miratimin e rishikimit të buxhetit

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 16:32
Deputetët e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër për miratimin e rishikimit të buxhetit dhe vazhdimin e pikave të papërfunduara nga seancat e kaluara.

Ndërsa seancë e re, e rregullt do të mbahet të hënën e javës së ardhshme.

Këto i bëri të ditura ushtruesja e detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se të hënën do të diskutohet për 100 ditët e qeverisë Kurti, inicim i partisë së tyre./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat