Flet njëra nga të mbijetuarit e aksidentit në Kroaci

Aktuale

Flet njëra nga të mbijetuarit e aksidentit në Kroaci

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 23:52
E mbijetuara

Kanë mbërritur në Kosovë 27 bashkatdhetarë, të cilët i mbijetuan aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë.

Njëra nga të mbijetuarit, tha se trajtimi në Kroaci ka qenë shumë i mirë.

“Trajtimi ka qenë shumë i mirë”.

Përveç familjarëve të shumtë, edhe kryekuvendari Glauk Konjufca, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë pritur të lënduarit.

Prijësit e institucioneve kanë shprehur ngushëllime për jetët e humbura në aksidentin tragjik dhe të lënduarve u kanë uruar shërim të shpejtë, duke i siguruar se do ta kenë përkujdesin institucional.

Ndryshe, një autobus me targa të Kosovës u aksidentua të dielën duke dalë jashtë rrugës në afërsi të Sllavonski Brodit në Kroaci duke shkaktuar vdekjen e dhjetë pasagjerëve, gjersa mbi 40 janë lënduar.

Në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë, ku njëri nga shoferët ka vdekur. Autobusi po udhëtonte në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

Shoferit që po voziste në momentin tragjik, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat