Dërgohen në morgun e Spitalit të Prizrenit trupat e viktimave të aksidentit

Aktuale

Dërgohen në morgun e Spitalit të Prizrenit trupat e viktimave të aksidentit

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 14:12
Morgu i Spitalit të Prizrenit

Trupat e dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci, janë dërguar në morgun e Spitalit të Prizrenit.

Media po qëndron te morgu i Spitalit të Prizrenit dhe sjell foto prej atje.

Ndryshe, sjellja e trupave të viktimave është bërë me tri vetura, nën përcjelljen e policisë.

Në vendkalimin kufitar janë parë edhe Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani dhe ai i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Prej kompanisë që po e kryen transportin kanë deklaruar se këtë po e bëjnë vullnetarisht.

“Gjithë përgatitjet janë bërë nga kompania. Ne e kemi kry transportin vullnetarisht”, ka deklaruar një prej përfaqësuesve të kompanisë.

Varrimi i viktimave pritet të bëhet në orët e pasditës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat