​Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadorit jorezident të Irlandës

Aktuale

​Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadorit jorezident të Irlandës

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 18:28
Ronan Gargan dhe Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit jorezident të Irlandës në Prishtinë Ronan Gargan.

Osmani i ka uruar atij mirëseardhje dhe e ka falënderuar për mbështetjen e shtetit të tij ndaj Kosovës.

Osmani ka shfaqur shpresën në mbështetjen e mëtejme të Irlandës në rrugën evropiane të Kosovës, duke llogaritur në përkrahjen e saj edhe në organizata e mekanizma të tjerë ndërkombëtarë.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit bilateral, me fokus në sferën e arsimit, por edhe përvojës në procesin e integrimit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat