Ndërron jetë Miftari, ish-luftëtari i UÇK-së

Aktuale

Ndërron jetë Miftari, ish-luftëtari i UÇK-së

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 10:22
UÇK

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ndarë me ndjekësit lajmin e hidhur se është ndarë nga jeta bashkëluftëtari i tij, Miftar Gashi

“Burrë i urtë, i dashur e i afërt me të gjithë, luftëtar i ditëve të para, udhëheqës i luftës, ai vazhdoi kontributin e tij edhe pas çlirimit në shtetndërtimin e vendit” shkruan Haradinaj në letrën e tij të ngushëllimit.

Haradinaj i ka shprehur ngushëllime, familjes Gashi, bashkëluftëtarëve të tij dhe të gjithë atyre që e njohën.

Postimi i plotë:

Sapo mora lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë bashkëluftëtari im Miftar Gashi.

Burrë i urtë, i dashur e i afërt me të gjithë, luftëtar i ditëve të para, udhëheqës i luftës, ai vazhdoi kontributin e tij edhe pas çlirimit në shtetndërtimin e vendit.

Shpreh ngushëllime për familjen Gashi, fshatin Buçan, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën.

Pusho në paqe Miftar!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat