Ky është shkarkimi i fundit nga Qeveria Kurti

Aktuale

Ky është shkarkimi i fundit nga Qeveria Kurti

Nga: A.M. Më: 3 gusht 2021 Në ora: 17:17
Dardan Nuhiu

Drejtor i Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës, Dardan Nuhiu është shkarkuar.

Këtë e ka bërë të ditur, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook.

Ky vendim është marr gjatë mbledhjes së Bordi Mbikëqyrës, pas skandalit të fundit pas audioincizimeve të publikuara në media.

Postimi i plotë:

Pas shqyrtimit të audioincizimeve të publikuara në media dje e sot, të cilat implikojnë Drejtorin e Njësisë për Inteligjencë Financiare, Bordi Mbikëqyrës, në mbledhjen e mbajtur sot, morri vendim që të njëjtin ta shkarkojë me efekt të menjëhershëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat