Emërimi i bordit të AKP-së, Mimoza Kusari dhe Pal Lekaj përplasen në Komision, kjo është arsyeja

Aktuale

Emërimi i bordit të AKP-së, Mimoza Kusari dhe Pal Lekaj përplasen në Komision, kjo është arsyeja

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 13:19
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

(E plotësuar 13:27) - Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar të mërkurën listën e emrave të propozuar nga qeveria për emërimin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Por gjatë diskutimit pati debat e përplasje verbale mes deputetëve të opozitës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku – Rexhepi teksa foli për emërimet e bordeve nga qeveria, tha se kjo e fundit është bërë ‘Pronto 2’. Derisa theksoi se fillimisht para komisionit është dashur të sillej plotësim-ndryshimi i ligjit dhe jo emrat për anëtarë të bordit.

Edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj pati kritika për Lëvizjen Vetëvendosje, për të cilët tha se në këtë mënyrë do ta bankrotojnë shtetin.

E debati plasi kur ai përmendi moshën e kryesuesit të Bordit, Nazmi Mikullovcit, i cili është 78 vjeç.

Mimoza – Kusari: Mos diskriminoni me moshën e Mikullovcit

“Sa presidenti i Shteteve të Bashkuara, 78 vjeçari Joe Biden.

Lekaj: ‘E nderume, mendoj që njerëzit me mentalitet të ish-sistemit nuk munden me ndërhy’.

Kusari: ‘Z. Lekaj duheni me e pas të qartë që diskriminimi nuk bëhet vetëm në baza etnike e gjinore, por edhe kjo që ju po proklamoni këtu është i tillë. Ju kisha lutë të keni kujdes. Me të njëjtën moshë është presidenti i ShBA-së, ju më folni për freski. Koncepti juaj i freskisë s’di çka nënkupton, kjo është gabim’. Lekaj: ‘Më e qetë, je duke mashtruar publikun’.

Shala: Nuk ka diskriminim sepse para pak ditësh, javësh, këtu ju, një kolegut tjetër e pyetshi saktë ‘t’i paske dalë në pension’. Bunjaku – Rexhepi: ‘Po ti vet personalisht ke thënë, lypni procesverbalet’”.

 

Mes përplasjesh miratohen emrat për bord të AKP, kritikohet Vetëvendosje “është bërë Pronto 2”

Me debat e përplasje verbale mes deputetësh është përcjell mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku përkundër kësaj, u miratua lista e emrave të propozuar nga qeveria për emërimin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Deputetët e opozitës kritikuan Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) se janë bërë arrogant me numrat dhe se përkundër qëndrimeve të tyre po i miratojnë të gjitha vendimet pa përfillur qëndrimet e opozitës.

Kryetari i komisionit, Ferat Shala tha se është për emërimin e këtij bordi, porse tha se pikërisht kryesuesi i këtij bordi, Nazmi Mikullovci ka konflikt të madh interesi. Kjo pasi sipas tij, pikërisht në periudhën e Mikollvocit është harruar një minierë në komunën e Podujevës kur është bërë regjistrimi i aseteve pasluftës, e që siç tha Shala, edhe sot ka probleme të mëdha juridike si shkak i këtij gabimi.

Shala: Kryesuesi i propozuar nga qeveria ka konflikt të madh interesi

“Problemi esencial dhe politik dhe ekonomik për mua është që saktësisht kryesuesi i propozuar nga qeveria Kurti ka konflikt të madh interesi me pozicionin që pretendon ta merr nga Kuvendi i Kosovës. Duhet të jemi të hapur dhe të sinqertë që ky proces i AKP-së dhe sektorit minerar në veçanti ka një histori të veten nga periudha e pasluftës e deri më sot. Kandidati i propozuar ka punuar 7 vite të plota në ndërmarrjen Trepça, e thotë në CV e tij, periudha që konsideroj që është dëmtuar rëndë Trepça”, tha ai.

Kurse deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku – Rexhepi, tha se njëherë është dashur të sillej plotësim-ndryshimi i ligjit dhe jo emrat puro-politik për bordin.

Ajo adresoi kritika për Lëvizjen Vetëvendosje për çka sugjeroi që të ndërroj emrin në “Vetëkapje”, pasi sipas saj kjo e fundit ka kapur shtetin.

Bunjaku – Rexhepi - Vetëvendosjes: Ndërrojeni emrin, jeni bërë ‘pronto 2’

“Tani po emëroni një bord puro-politik, ndërsa keni ardhur në pushtet me kauzën kundër ‘pronto 1’, tash jeni bërë ‘pronto 2’. Nuk është absolutisht fjala këtu as për profesionalizëm, as për njerëz që po kryejnë punën me sukses[...]Ku keni ardhur në pushtet me kauzën për çkapjen e shtetit, po e kapni shtetin jashtëzakonisht fort, krejt dhe drejt ju[...]Këto janë borde që po i emëroni puro – politik, ku bash të gjithë ata që kanë qenë në listën e kandidatëve për deputetë apo militantët tuaj qenkan profesionistë. Por, kjo është mirë, që qytetarët me kuptu mirë dhe drejt dhe ju kisha rekomandu Vetëvendosjes me ia ndryshu ‘Vetëkapje’ sepse ‘Vetëvendosje’ s’ka të bëjë me vetëvendosjen”, tha ajo.

Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, u shpreh se anëtari i bordit në AKP duhet të jetë dikush që shtynë përpara politikat e majta.

Muja: S’mund të jesh anëtar i bordit në AKP nëse nuk beson konceptualisht në paradigmën ekonomike të LVV

“Nuk mund të jesh anëtar i bordit në AKP në rast se nuk beson konceptualisht në paradigmën ekonomike që e propozon Lëvizja Vetëvendosje. Në këtë rast, unë mendoj që çfarëdo që do të prodhonte qeveria, ata do të duhej fillimisht të pajtoheshin me programin e Lëvizjes Vetëvendosje për Agjencinë e Privatizimit[...]Nazmi Mikullovci është një prej figurave dhe njerëzve më të mirë që ka pasur miniera Trepça”, tha Muja teksa shtoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur të bëjë fare me procesin e shkatërrimit të ndërmarrjes Trepça. 

Një gjë të tillë e kundërshtoi kryetari i komisionit, Ferat Shala, i cili tha se kjo është e pasaktë. Ai tha se politikisht gjithmonë kanë pasur pengesë konceptin ekstrem majtist që e ka trajtuar çështjen e minierave si në të shkuarën.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj pyeti për afatin e shuarjes së AKP-së, derisa shtoi se nuk mund të votojë pro këtij bordi përderisa nuk fillohet me plotësim-ndryshimin e ligjit.

Ai tha se tha se pajtohet me Lëvizjen Vetëvendosje që t'i shtyjë përpara politikat e veta me njerëz te saj, e që janë nga e majta, por kërkoi nga ta që të mos kritikojnë ish-qeveritë.

Lekaj - Mujës: Më vjen shumë mirë që e pranon që duhet me qenë i Vetëvendosjes për me i shty politikat e majta

“Më vjen shumë mirë që e pranon që duhet me qenë i Vetëvendosjes për me i shty ato politika. Këtu po pajtohem. Por, mos thoni që nuk janë të Vetëvendosjes[...]Por mendoj që paraprakisht, para se me ardh ky bord, është dashur me ardh me inicim të plotësim të ndryshim-plotësimit të ligjit. Përndryshe, len për të dëshiruar që po shkojmë në mbyllje sepse ka shumë probleme, si do t’i qaset bordi 70 mijë lëndëve në gjykata. Doni me shku në bankrotim të shtetit. Mos thoni që keni me shku me implementim të politikave të qendrës së majtë, me këta njerëz jo, 78 vjeç është, duhet me pas energji”, tha ai.

Në këtë pikë, i menjëhershëm qe reagimi i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, me ç’rast u ngrit edhe debati.

Mimoza – Kusari: Mos diskriminoni me moshën e Mikullovcit

“Sa presidenti i Shteteve të Bashkuara, 78 vjeçari Joe Biden. Lekaj: ‘E nderume, mendoj që njerëzit me mentalitet të ish-sistemit nuk munden me ndërhy’. Kusari: ‘Z. Lekaj duheni me e pas të qartë që diskriminimi nuk bëhet vetëm në baza etnike e gjinore, por edhe kjo që ju po proklamoni këtu është i tillë[...]Ju kisha lutë të keni kujdes”, tha ajo.

Pas debatit, anëtarët e komisionit me shumicë votash miratuan listën e propozuar nga qeveria dhe i mbetet Kuvendit ta procedojë më tutje.

***

Me debat e përplasje verbale mes deputetësh është përcjell mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku përkundër kësaj, u miratua lista e emrave të propozuar nga qeveria për emërimin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Kryetari i komisionit, Ferat Shala tha se është për emërimin e këtij bordi, porse tha se pikërisht tek kryesuesi i këtij bordi, Nazmi Mikullovci ka konflikt interesi.

"Kandidati i propozuar ka punuar 7 vjet të plota në ndërmarrjen Trepça, periudhë që Trepça është dëmtuar shumë. Në periudhën e tij, është harruar një minierë e tërë në Llap, kur janë bërë regjistrimet e aseteve pas luftës. Aset i Trepçës, 5km korridore të hapura, një minierë e tërë e përgatitur për eksploatim dhe sot 25 vjet pas luftës, kemi probleme të mëdha juridike lidhur me këtë zonë. Vetëm ky fakt do të mjaftonte për qeverinë mos me na sjellë një pensionist që ishte menaxher në kohën e regjimit", tha ai.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj pyeti për afatin e shuarjes së AKP.

"Këtu nuk po e shoh që ka një mandat që do të shkohet për 2 vite apo më gjatë. Më tepër po e shoh politike, është bord për shuarjen e AKP. Unë nuk pajtohem derisa nuk e dimë sa do të zgjasë shuarja e AKP. Shuarja duhet të fillojë me plotësim-ndryshimin e ligjit. Kam dëshirë të di se sa është mandati i tyre", tha Lekaj.

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari - Lila tha se qeveria nuk e ka mandatin të caktojë se sa do të zgjasë shuarja e Agjencionit Kosovar të Privatizimit.

"Unë jam e bindur që ky bord do të jetë i fundit në AKP. Përgatitja e anëtarëve është ndoshta më e mira që kemi pasur deri më tash. Ky bord ka me bë transformim të politikave. Për herë të parë janë tri gra të cilat janë të propozuara për bordin e AKP-së. Unë shpresoj që ne përveç që e kalojmë ne komision dhe në seancë, të jemi aktiv në punën tonë të përbashkët me bordin. Është treni i fundit për të shpëtuar asestet e fundit që nuk janë shitur në vlerën minimale siç janë shtyrë më herët", tha ajo.

Kurse deputetja Valentina Bunjaku - Rexhepi tha se njëherë është dashur të sillej plotësim-ndryshimi i ligjit dhe jo emrat puro-politik për bordin.

Kritika adresoi për Lëvizjen Vetëvendosje duke e sugjeruar që të ndërroj emrin në "Vetëkapje", pasi sipas saj kjo e fundit ka kapur shtetin.

"Tani po e emëroni një bord puro-politik. Unë pajtohem me dy parafolësit e mi, jemi kundër. Është shumë mirë që qytetarët po e shohin se ju keni ardhur në pushtet me kauzën për çkapjen e shtetit por e keni kapur shtetin. Ju kisha propozu që Vetëvendosjes me ja ndërru emin në "Vetkapje"", tha ajo.

Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja u shpreh se problemi është përmbajtjesor.

Ai tha se duhet të shtyjnë përpara politikat e majta.

"Ne po shpresojmë ta korrektojmë këtë kurs. Z. Nazmi Mikullovci është një prej profesionistëve më të mirë që ka pasur Trepça", tha ai.

Ndërsa një gjë të tillë e kundërshtoi kryetari i komisionit, Ferat Shala, i cili tha se kjo është e pasaktë.

"Gjithmonë kemi pasur problem këtë koncept ekstrem majtist. Jeni gabim. Krejt këto janë bindje politike. 2.4 milionë ton rezerva plumb zinku, janë rreth 240 milionë euro aset që do të mund të punësoheshin rreth 500 punëtorë në zonën kufitare të Llapit. Unë jam i bindur që një pjesë e LVV dhe shumë qytetarë nuk e dinë këtë. Unë këtu e kam hallin, është çështja e pretendentëve, është gjynah shtetëror", tha Shala.

Ndërsa deputeti Lekaj tha se pajtohet me Lëvizjen Vetëvendosje që t'i shtyjë përpara politikat e veta me njerëz te saj, e që janë nga e majta, por kërkoi nga ta që të mos kritikojnë ish-qeveritë.

"Mos kritikoni për të kaluarën. Unë pajtoj që politikat e juaja me i shty me njerëzit tuaj. Pikë. Por, para se me ardh tek ky bord është dashur me ardh me ndryshimin e këtij ligji. Doni me shku në bankrotim të shtetit. Z. Mikullovci i ka 78 vjet dhe ka mentalitet të ish-sistemit", tha Lekaj.

Në këtë pikë reagoi ashpër Kusari - Lila, e cila tha se presidenti i Amerikës Joe Biden është pikërisht 78 vjeçar, ndërsa tha se potencimi i moshës është diskriminim.

Porse këtu ndërhyri deputetja Valentina Bunjaku, e cila tha se ishte pikërisht deputetja Mimoza Kusari që para 2 jave ka pyetur një anëtar të Bordit te Agjencionit Kundër Korrupsionit për pensionimin e tij.

"Ti e ke pyet vet një anëtar të bordit 'a ke dalë në pension qe 2 muaj'", theksoi ajo derisa një gjë të tillë e mohoi Kusari -Lila.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat