Dardan Sejdiu refuzon t’i bashkohet PDK-së

Aktuale

Dardan Sejdiu refuzon t’i bashkohet PDK-së

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 19:28
Dardan Sejdiu

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka refuzuar të jetë pjesë e Kryesisë së re të Partisë Demokratike të Kosovës.

Gazeta ka raportuar të enjten se kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi, i ka paralajmëruar zyrtarët tjerë të partisë së tij se ai do ta sjellë Sejdiun në PDK.

“Kryetari ynë Memli Krasniqi na ka thënë se do ta sjellë Dardan Sejdiun në parti. Por nuk e di tash nëse ky i fundit do ta pranojë ofertën apo jo”, kanë bërë të ditur burime.

Por me publikimin e emrave të përbërjes së Kryesisë së re të PDK-së, duket se Sejdiu ka refuzuar ftesën e Krasniqit për t’iu bashkuar partisë së tij, pasi që në mesin e anëtarëve të rinj, nuk ishte edhe emri i ish-nënkryetarit të Komunës së Prishtinës.

Gazeta ka provuar që të kontaktojë me Sejdiun, për të marrë vesh arsyet e refuzimit të tij, por që ka qenë i paqasshëm deri në publikimin e këtij artikulli.

Ndryshe, PDK ka zgjedhur sot Kryesinë e re të dalur nga zgjedhjet e korrikut ku kryetar u zgjodh Memli Krasniqi.

Nënkryetarë të partisë u zgjodhën Vlora Çitaku, Ramë Buja, Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili.

Ndërkaq, anëtarë të Kryesisë janë: Bernard Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Çollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaci-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat