Bekim Jasharit i bashkohet një kryetar i nëndegës së PDK-së

Aktuale

Bekim Jasharit i bashkohet një kryetar i nëndegës së PDK-së

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Kryetari i nëndegës së PDK-së në Prelloc iu ka bashkuar kryetarit të Skenderajt Bekim Jasharit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i nëndegës së PDK-së në Prelloc, Afrim Deliu, përmes një statusi të gjatë në rrjetin social Facebook.

Ja postimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë të Skënderajt,
E dashur rini e Skënderajt,
Shumë të respektuar banorë të fshatit Prellofc,
Pasi që jemi afër zgjedhjeve lokale, unë si kryetar i nëndegës së PDK-së në Prellofc, dua të ndaj me ju bindjen time politike dhe angazhimin tim që do ta kem në këto zgjedhje.
Çdo vendim politik të cilin e kam marrë, gjithmonë e kam bazuar në argumente dhe që ka përkuar me interesin e përgjithshëm të qytetarëve dhe atyre që më rrethojnë.
Unë, Afrim Deliu, kryetar i nëndegës së PDK-së në Prellofc, kam vendosur që në këto zgjedhje ta mbështes kandidaturen e Bekim Hamëz Jasharit për kryetar të komunës së Skënderajt, dhe kështu kërkoj edhe mbështetjen tuaj të parezervë për të.
Pasi që vie nga Bashkësia Lokale e Qirezit, dua t'i permend disa nga projektet e realizuara për këto fshatra gjatë qeverisjes së Bekim Jasharit, që janë arsyeja kryesore e rreshtimit tim përkrah tij.
-Asfaltimi i shumicës së rrugicave në fshatrat e Bashkësisë Lokale të Qirezit.
- Përfundimi i rrjetit të kanalizimit.
-Përfundimi i shkollës moderne në Qirez.
-Ndërtimi i trotuarit me ndriqim përgjatë rrugës kryesore.
-Fillimi i ndërtimit të 2 poligoneve sportive, njëri në shkollën e Qirezit dhe tjetri në Krasaliq.
-Krijimi i bibliotekës moderne në Qirez.
Rreshtimi përkrah Bekim Jasharit, nipit të Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe djalit të Heroit Hamëz Jashari është nder dhe krenari.
Bekim (Hamëz) Jashari është sinonim i liderit të urtë dhe të sinqertë, i cili tërë qenien e tij e ka orientuar në unifikimin e spektrit politik në vend, atëherë kur ka qenë nevoja dhe interesi i qytetarëve.
Bekim Jashari është shembulli më i mirë se si sakrifikohet interesi personal për interesin e përgjithshëm.
Është e thjeshtë për ta kuptuar se:
*Bekim Jashari nuk ka hyrë në politikë për famë sepse atë e ka pasur në mbarë shqiptarinë.
*Bekim Jashari nuk ka hyrë në politikë për pozitën e Kryetarit të Komunës së Skënderajt, sepse oferta për pozita të larta shtetërore ka pasur nga të gjitha partitë politike në Kosovë!
*Bekim Jashari nuk ka hyrë në politikë për tu pasuruar, sepse atë e ka fituar vetë me nder dhe djersë pa hyrë fare në politikë!
Prandaj, një gjë duhet ta kuptojnë të gjithë, se Bekim Jashari ka hyrë në politikë që t'i shërbejë qytetarëve të Skënderajt me nder dhe përgjegjësi”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat