Më 10 qershor në Kosovë u regjistruan vetëm 10 raste të reja me koronavirus. Fiks dy muaj më pas, lakorja e infektimeve në vend, është rritur ndjeshëm.
Sot, më 10 gusht, janë regjistruar 562 raste të reja me këtë virus. E madje janë konfirmuar edhe dy vdekje si pasojë e tij.
Të gjitha këto të dhëna i ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një platforme online.
Ajo që bie në sy është se nga virusi tash po prekën më shumë personat e rinj në moshë, ndryshe prej fillimit kur i njëjti “sulmonte” të moshuarit.
Nga 562 të infektuarit e sotëm me virus, 164 prej tyre janë të të moshës 20 deri në 29 vjeç. E 71 të moshës nga 10 deri në 19 vjeç.
Të tjerat si vijon:
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, disa ditë më parë ka folur në seancën e Kuvendit të Kosovës në lidhje me situatën e fundit të krijuar pas rritjes së rasteve me COVID-19.
Vitia para deputetëve ka thënë se që nga e hëna është në kontakt me të gjitha akterët për masat e reja që pritet të merren në vijim.
Tutje, ai ka paralajmëruar se mund të merren masa të veçanta për të vaksinuarit dhe ata që nuk e kanë bërë deri tash një gjë e tillë.
Deri tash në vend janë administruar mbi 500 mijë dozave të vaksinave anti-Covid. 333 mijë persona kanë marrë dozën e parë e mbi 170 mijë edhe atë të dytën.
Masat s`po respektohen
Sipas, masave të reja të Qeverisë, të cilat kanë hyrë në fuqi nga 14 korriku, klubet e natës në ambiente të mbyllura lejohen të punojnë, me shfrytëzim të 50% të kapaciteteve, e në ato të hapura me 70%.
Por ato, sikurse në shumicën e vendeve, nuk po respektohen as në klubet e natës.
Media ka raportuar disa ditë më herët lidhur me këtë mosrespektim të masave.
