Vitia: Prishtina do t’i ketë 50 ekipe për vaksinim

Aktuale

Vitia: Prishtina do t’i ketë 50 ekipe për vaksinim

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 18:14
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri thirrje për vaksinim, derisa tha se kanë shtuar kapacitetet mjekësore për t’i vaksinuar qytetarët.

“Tridhjetë ekipeve që i kemi në Prishtinë para disa ditëve i janë shtuar edhe katër ekipe të tjera, ndërsa në ditët në vijim do t’i shtojmë edhe 16 ekipe me qëllim që t’i bëjmë 50 ekipe në Prishtinë.

Edhe në komunat tjera sipas kërkesave do t’i rrisim kërkesave. Ndërsa në nivel vendi, aktualisht janë diku përmbi 300 ekipe të vaksinimit që po punojnë për vaksinimin e popullatës”, tha ai.

Ndërkohë, ekzekutivi ndau mbi 80 mijë euro për pagesat e 50 infermierëve të angazhuar në procesin e vaksinimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat