Pas SHBA, reagon edhe BE për “Open Balkan”

Aktuale

Pas SHBA, reagon edhe BE për “Open Balkan”

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 13:22
Ana Pisonero

Bashkimi Evropian i mirëpret angazhimet e liderëve për bashkëpunim rajonal. Kështu është shprehur zëdhënsja e Unionit për Fqinjësi dhe Zgjerim, Ana Pisonero lidhur me idenë e “Open Balkan”.

 Pisonero ka rikujtuar gjithashtu ka rikujtuar zotimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor për krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal

“Ne i mirëpresim angazhimet e udhëheqësve për bashkëpunimin rajonal, një element thelbësor i perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe një pjesë integrale e Procesit të Stabilizim-Asociimit. Ne e kuptojmë dëshirën për të ecur përpara. Në të njëjtën kohë, një proces që e përfshin të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është thelbësor. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që rajoni të përparojë në krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal, një angazhim politik i marrë nga gjashtë udhëheqësit e rajonit në Samitin e Sofjes vjeshtën e kaluar”, thuhet në përgjigjen me shkrim të zëdhënëses së BE-së, Ana Pisonero.

Po ashtu, Pisonero është shprehur se BE është duke krijuar mundësi investimi në rajon përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve dhe se tashmë i takon rajonit që t’i shfrytëzojë këto mundësi në mënyrën e duhur.

“Ne po sjellim mundësi të rëndësishme investimi në rajon nëpërmjet Planit Ekonomik dhe atij të Investimeve. Tani i takon rajonit t’i përdorë ato mirë duke e shfrytëzuar potencialin e tij të plotë ekonomik dhe duke ngritur një treg të përbashkët rajonal bazuar në rregullat e BE-së.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat