MPJ tregon gjendjen e shtetasve të Kosovës në Afganistan

Aktuale

MPJ tregon gjendjen e shtetasve të Kosovës në Afganistan

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Ministria e Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se është angazhuar për të identifikuar dhe kthyer në Kosovë, kosovarët që ndodhen në Afganistan.

Kjo ministri njofton se deri më sot, dy shtetas të Kosovës janë evakuuar nga Afganistani, derisa me dy të tjerë po vazhdon kontakti për t’iu ofruar ndihmë për largimin nga Afganistani.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), është duke vazhduar angazhimin intensiv edhe gjatë ditës së sotme për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës që ndodhen në Afganistan me qëllim të largimit sa më të shpejt nga atje”.

“Deri në pasditen e së martës, MPJD-ja njofton se dy shtetas të Kosovës janë evakuuar nga Afganistani përderisa me dy të tjerë po vazhdon kontakti i drejtpërdrejt në mënyrë që tu ofrohet ndihmë deri në largimin e tyre”.

MPJD tregon se është vënë në dispozicion një numër i telefonit për shtetasit e Kosovës që janë në Afganistan.

“MPJD-ja vazhdon tu bëj thirrje të gjithë shtetasve tanë në Afganistan që të lajmërohen në linjën emergjente me numër ‪+383 45 492 316‬, për të marrë sa më parë udhëzimet dhe ndihmën e duhur”.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdoj angazhimin deri në evakuimin e të gjithë shtetasve tanë nga Afganistani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat