99% e mostrave të testuara në Kosovë me variantin Delta

Aktuale

99% e mostrave të testuara në Kosovë me variantin Delta

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 20:10
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoi të martën se 99 për qind e mostrave të cilat janë dërguar jashtë vendit, kanë rezultuar pozitivë me variantin Delta të COVID-19.

Ai në një konferencë për media, bëri të ditur se prej prej 173 mostrave të testuara, 171 prej tyre kanë rezultuar me pozitivë me variantin Delta, “me përhapje katër herë më shpejt se varianti i zakonshëm”.

Vitia po ashtu ka paraqitur edhe masat e reja për kontrollin dhe parandalimin e COVID-19, të cilat tha se do t’i poprozohen për miratimin Qeverisë të mërkurën.

“Arsyeja pse masat kufizuese do të merren në këta sektorë është sepse është evidente që shpërndarja e virusit po vjen nga grumbullimi i madh dhe mos-respektimi i këtyre masave”, tha ministri.

Ai më tej konfirmoi se ekipet e vaksinimit do të punojnë edhe gjatë të shtunave.

Vitia pohoi se ka marrë miratimin nga Ministria e Financave për rekrutimin e 1000 punonjësve shëndetësorë.

“Pas kërkesës sonë kemi marrë miratimin e MF-së për rekrutimin e 1000 punonjësve shëndetësorë”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat