Haziri e tregon emrin: Ideja për “Mini-Schengenin” ishte e ish-presidentit të Kosovës

Aktuale

Haziri e tregon emrin: Ideja për “Mini-Schengenin” ishte e ish-presidentit të Kosovës

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 22:40
Lutfi Haziri

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e LDK’së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se ideja për “Mini-Schengen” ballkanik, nismë e cila tashmë mban emrin “Ballkani i Hapur” vjen nga Prishtina.

Haziri u shpreh se përkrahë një ide të tillë, qëndrim ky i cili nuk është në linjë me partinë, me kushtin që kufiri i Kosovës të garantohet dhe të mos preket.

“Ideja për Mini-Schegenin Ballkanik është në fakt nga Prishtina. Ishte propozim i ish presidentit Fatmir Sejdiu, e cila pastaj është përkrahur nga presidentja Jahjaga për qarkullimin e mallrave.

Kosova nuk humbet në qoftë se garantohet kufiri. Ekziston një nevojë për protagonizëm në Ballkan. – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat