Qindra pacientë me Covid-19 në oksigjenoterapi, 26 në gjendje të rëndë

Aktuale

Qindra pacientë me Covid-19 në oksigjenoterapi, 26 në gjendje të rëndë

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 13:00
Ilustrim

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 757 pacientë janë duke u trajtuar për Covid-19, në klinikat e QKUK-se dhe në spitalet e përgjithshme.

Sipas njoftimit, 653 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë.

Ndërkaq 610 janë me oksigjenoterapi.

26 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

21 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

757 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

653 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

610 me oksigjeno-terapi

26 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 278 pacientë të shtrirë, 249 prej tyre Covid-19 pozitivë, 237 me oksigjeno-terapi

– Klinika Infektive, 118 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 43 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë

– Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë

– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 92 pacientë

-Klinika Infektive 3 (Interno), 2  pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 479 pacientë, 404 prej tyre Covid-19 pozitivë, 373 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 79 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 108 pacientë

– Spitali i Pejës, 114 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 92 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 16 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë

– Spitali i Ferizajt, 59 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat