Ky është pushuesi nga Kosova që u mbyt në Velipojë

Aktuale

Ky është pushuesi nga Kosova që u mbyt në Velipojë

Nga: A.M. Më: 22 gusht 2021 Në ora: 13:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tjetër pushues  nga Kosova është mbytur në plazhin e Velipojës këtë të diele.

Policia shqiptare ka njoftuar se rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, pushuesi Hasan Hysenaj, dyshohet se është mbytur në det.

Ndërkaq, familjarët e viktimës kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, shkruan "Bota sot".

Image

“Sot mora lajmin tragjikë për vdekjen e djalit të axhës Hasan Hysenaj, varrimi bëhet nesër me namazin e drekës duke i përfillë masat të  pandemisë. Zoti të shpërbleftë me Xhenet baci Hasan!”, thuhet në njoftimin e një familjarit të të ndjerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat