55 pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore nga COVID-19

Aktuale

55 pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore nga COVID-19

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 12:05
Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se janë 1139 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas ShSKUK-së, 1051 janë të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 952 me oksigjeno-terapi, 55 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK, 392 pacientë të shtrirë, 382 prej tyre Covid-19 pozitivë, 331 me oksigjeno-terapi

- Klinika Infektive, 116 pacientë

- Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 89 pacientë

-Klinika Infektive 3 (Interno), 70 pacientë

- Mjekimi Intensiv Qendror Covid- 19, 14 pacientë

- Klinika e Pulmologjisë, 65 pacientë

- Klinika e Pediatrisë, 10 pacientë

- Klinika e Gjinekologjisë, 28 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 747 pacientë, 669 prej tyre Covid-19 pozitivë, 621 me oksigjeno-terapi.

- Spitali i Prizrenit, 159 pacientë

- Spitali i Gjakovës, 130 pacientë

- Spitali i Pejës, 178 pacientë

- Spitali i Gjilanit, 138 pacientë

- Spitali i Mitrovicës, 42 pacientë

- Spitali i Vushtrrisë, 22 pacientë

- Spitali i Ferizajt, 78 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat