Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka reaguar për situatën me pandeminë në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar edhe 18 viktima ndga Covid-19, ndërsa janë infektuar 1981 persona.
Çitaku këtë e ka quajtur tragjedi, përcjell Bota sot.
“18 të vdekur. 1981 të infektuar. Kjo është tragjedi”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook, ku ka publikuar një grafikon të Universitetit “Jon Hopkings”, sipas së cilit Kosova është e para në botë me numrin e viktimave në 7 ditët e fundit./BS