Shifra alarmante: 26 persona vdiqën nga Covid në Kosovë, kaq u infektuan

Aktuale

Shifra alarmante: 26 persona vdiqën nga Covid në Kosovë, kaq u infektuan

Nga: G.B Më: 31 gusht 2021 Në ora: 14:57
Ilustrim

Shifrat alarmante me raste të vdekjes në Kosovë po vazhdojnë.

Sipas IKSHPK-së, në 24 orët e fundit kanë vdekur 26 persona, përcjell Bota sot.

Ndërsa, janë shënuar 1383 raste të reja me Covid.

Më poshtë njoftimi i plotë:

31 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.684 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 825.745 doza të vaksinës.

Deri më sot 276.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 11.472 testime, 1.383 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 996 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 115.657.

Në total numri i rasteve aktive është 26.886.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat