​Provimin e maturës e kalojnë 51.23 % e maturantëve

Aktuale

​Provimin e maturës e kalojnë 51.23 % e maturantëve

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

51.23 përiqind e maturantëve kanë kaluar provimin shtetëror të maturës.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës të afatit të dytë, të cilit i janë nënshtruar 5.629 nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin.

Rezultati i përgjithshëm i kalueshmërisë në këtë afat është 51.23%. Prej këtij rezultati, 51.30% është kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe, 58.21% në mësimin në gjuhën boshnjake dhe 34.04 % është kalueshmëria në mësimin në gjuhën turke”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Tekonolgjisë dhe Inovacionit (MAShTI).

Tutje në komunikatë bëhet e ditur se “Rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës tashmë janë shpërndarë në shkolla. Provimi i mbajtur më 28 gusht është organizuar në tri gjuhë: shqipe, boshnjake dhe turke, ndërsa është mbajtur në 68 qendra të testimit. Në këtë proces kanë qenë të angazhuar 200 komisionerë, 130 mbikëqyrës, 65 vëzhgues, si dhe 650 administrues. Ndërsa, të gjitha Qendrat e Testimit janë monitoruar edhe nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC). Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se për shkak të përdorimit të telefonit, nga provimi janë larguar gjithsej 41 nxënës, të cilëve u është anuluar testi. MAShTI falënderon të gjithë të përfshirët në procesin e mbajtjes së Provimit Shtetëror të Maturës për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat