Pacolli vjen me një propozim për qeverinë

Aktuale

Pacolli vjen me një propozim për qeverinë

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 23:26
Behgjet Pacolli

Presidenti Behgjet Pacolli thotë se qeveria duhet të trajtoj më seriozisht situatën me pandeminë. Duke kujtuar numrin e lartë të atyre që po humbin jetën nga Covid-19, thotë se duhet hapur qendra mobile vaksinimi që tu mundësohet qytetarëve imunizimi.

“Vala e madhe e Covidit që ka përfshirë Kosovën dhe po merr jetërat e më të dashurve tanë, duhet të trajtohet seriozisht nga të gjithë”, thotë Pacolli.

“Qeveria e Kosovës duhet të hap qendra vaksinimi në secilen lagjë dhe me ekipe mobile duke i angazhuar edhe atë pjesë te profesionistëve shëndetësorë që sot sillën rrugëve të pa punë”, shkroi ai në Facebook.

“Vaksinimi sot është më se i rëndësishëm dhe shpëton jetë”, theksoi Pacolli.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve që kanë humbur njerëzit e dashur nga Covidi, ky armik i padukshëm”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat