E papritur/ Jusuf Thaçi është kundër shtyrjes së zgjedhjeve

Aktuale

E papritur/ Jusuf Thaçi është kundër shtyrjes së zgjedhjeve

Nga: N.Sh Më: 11 shtator 2021 Në ora: 16:12
Jusuf Thaçi dhe Albin Kurti

Ish zëvendësministri i Arsimit në Qeverinë Kurti 1, Jusuf Thaçi, është shprehur kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Facebook, shprehet se, zgjedhjet duhet të mbahen në afatin e paraparë me kushtetues.

Sipas tij, nuk mund të lejohet që i gjithë pushteti komunal në Kosovë të mbetet pa legjitimitet.

Ai shton se ka kohë të mjaftueshme që deri me 17 tetor të përmirësohet situata me pandeminë.

Postimi i plotë:

Zgjedhjet komunale në Kosovë nuk duhet të shtyhen, por duhet të mbahen në afatin e paraparë kushtetues/ligjor!

Nuk mund të lejohet që i gjithë pushteti komunal (ekzekutivi dhe legjislativi) në Kosovë të mbetet pa legjitimitet.

Ka kohë mjaftueshëm që deri në ditën e zgjedhjeve komunale (17 tetor 2021) situata me pandeminë në Kosovë të përmirësohet përmes masave të duhura anti-Covid, normalisht nëse partitë politike organizojnë fushatë zgjedhore në përputhje me këto masa (gjë që duhet ta bëjnë patjetër, nëse jo nga vetëdija e duhur, atëherë nga detyrimi ligjor).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat