​Mbi 17 mijë raste aktive me COVID-19

Aktuale

​Mbi 17 mijë raste aktive me COVID-19

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Në Kosovë aktualisht janë 17 mijë e 625 raste aktive me COVID-19.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Komuna e Prishtinës prinë me numrin e rasteve pozitive COVID-19 me 3 mijë e 956 raste. Pas Prishtinës raste të shumta aktive me koronavirus ka edhe Prizreni. Në këtë komunë janë 1 mijë e 472 raste aktive.

1 mijë e 279 raste aktive me COVID-19 janë edhe në Komunën e Ferizaj dhe Podujevë janë mbi një mijë raste aktive.

Në raportin e fundit IKShPK ka raportuar për 23 raste të vdekjes përshkak të infektimit me koronavirus. Ndërsa prej marsit të vitit të kaluar kur edhe u shfaqën rastet pozitive, në Kosovë janë 2 mijë e 795 qytetarë të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus.

IKShPK njoftoi të dielën edhe për 424 raste të reja me COVID-19.

Përshkak të situatës së krijuar nga COVID-19 qeveria mori masa anti COVID, masa të cilat hynë në fuqi më 30 gusht ndërkohë, masa të reja qeveria ka marrë edhe këtë të diele. Masa të cilat do të vazhdojnë deri më 26 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat