Kosnett: Pyetni Kurtin për marrëdhëniet tona

Aktuale

Kosnett: Pyetni Kurtin për marrëdhëniet tona

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 22:09
Kosnett dhe Kurti

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka folur për marrëdhëniet që ka me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një intervistë televizive Kosnett ka thënë se ka marrëdhënie shumë të respektueshme me Kurtin.

“Mendoj se duhte ta pyesni kryeministrin Kurti për marrdhëniet tona por, mendoj se kemi marrëdhënie shumë të respektueshme. Nuk pajtohemi nuk pajtohemi gjithmonë për cdo politikë, që është e natyrshme, por mendoj se në përgjithësi, ai dhe ne kemi treguar se duam ta forcojmë marrëdhëniet e dy vendeve tona”, tha Kosnett.

Ai është pyetur edhe nëse Kurti është antiamerikan.

“Jam kaq i lodhur nga kjo antiamerikan. Nuk mendoj se njerëzit janë antiamerikanë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat