Kritikoi Kosovën, Kelmendi reagon kundër Ramës

Aktuale

Kritikoi Kosovën, Kelmendi reagon kundër Ramës

Nga: A.M Më: 15 shtator 2021 Në ora: 00:19
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas sulmeve të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ndaj Kosovës, në takimin me kancelaren gjermane, Anglea Merkel.

Kelmendi u shpreh se Rama e ka gabuar adresën e kritikave, pasi në vend se ta kritikojë Kosovën në sy të kancelares Merkel, është dashur ta kritikojë Serbinë.

“Çka ka nevojë kryeministri i Shqipërisë ta kritikojë Kosovën për një iniciativë për të cilën ka rezerva edhe Gjermania, në prani të kancelares Merkel, kur mund ta kritikojë Serbinë për mosnjohjen e Kosovës, të cilën e njeh edhe Shqipëria edhe Gjermania?!”, shkroi në Facebook Kelmendi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Edi Rama e huqë adresën!

Çka ka nevojë kryeministri i Shqipërisë ta kritikojë Kosovën për një iniciativë për të cilën ka rezerva edhe Gjermania, në prani të kancelares Merkel, kur mund ta kritikojë Serbinë për mosnjohjen e Kosovës, të cilën e njeh edhe Shqipëria edhe Gjermania?!

Adresa e kritikës duhet të jetë Serbia.

Sikur Serbia ta njihte Kosovën, Kosova nuk do ta kishte aq problem t’i bashkohej iniciativave rajonale ku bën pjesë edhe Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat