Jashari: Arkiva e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ka vetëm...

Aktuale

Jashari: Arkiva e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ka vetëm...

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 23:16
Xhavit Jashari

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka thënë se ushtria jonë nuk ka pasur as nuk ka arkiva.

Jashari nëka akuzuar politikanët për gabimet e bëra në bisedime me Serbinë.

Delegacionit tona që kanë shkuar në bisedime kanë rrëshqitur: Ata ose nuk kanë qenë të informuar, ose nuk kanë dashur të informohen ose kanë bërë lëshime për qëllime politike që është një e keqe e madhe”, tha ai.

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së thotë se lufta e UÇK-së ishte vullnetare.

Arkivat duhet të kërkohen nga shteti serb, pasi ata kanë pasur ushtri të rregullt”.

Jashari thotë se nga lufta e UÇK-së arkiv kanë mbetur vetëm emra.

Arkiva e SHP të UÇK-së ka pasur vetëm emra. Shembull sa është numri i veteranëve, sa ka invalid të UÇK-së, sa ka dëshmorë e kështu me radhë…Arkiva tjera për UÇK-në nuk ka”.

Ai ka thënë tutje se lufta e UÇK-së nuk ka pronarë, pasi populli është pronarë i luftës së lavdishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat